Sërish su’lm në Qipro! Greqia dërgon avionë dhe anije, të gatshëm ta mbrojmë

TË FUNDIT

Një bazë ushtarake britanike në Qipro është nën një valë të dytë sulmesh. Qeveria qipriote konfirmoi se kërcënimet e reja janë neutralizuar me sukses.

“Dy mjete fluturuese pa pilot që po lëviznin drejt bazës së RAF-it në Akrotiri u penguan me sukses”, konfirmoi zëdhënësi.

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm ta mbrojë Qipron “me të gjitha mjetet në dispozicion”, njoftoi Reuters.

Greqia vendosi të dërgojë dy fregata, dy avionë F-16 dhe një sistem mbrojtës nga mjete fluturuese pa pilot në Qipro.