Ka dështuar edhe përsëritja e raundit të parë për votimin e presidentit të vendit. Në votim kanë marrë pjesë 79 deputetë, një më pak se kuorumi i kërkuar.
Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë prej 30 minutash.
Për postin e presidentit kandidojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Vjosa Osmani e Nasuf Bejta nga Lista “Guxo”, në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje./21Media
