Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1037 raste të reja nga 6.654 testime të realizuara në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Jetën si pasojë e infektimit nga Covid-19 e kanë humbur 36 pacientë, kurse janë shëruar 534 persona.
Raste aktive në vend janë 13.697.
Që nga fillimi i epidemisë janë infektuar gjithsej 173.689 persona. Prej tyre janë shëruar 154.174 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.818 të tjerë. Janë realizuar 1.137.629 testime./TV21
