Sërish mrekulli në Turqi/ Nxirren të gjallë tre persona

TË FUNDIT

Nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qytetin Hatay janë shpëtuar 296 orë pas tërmetit tre persona, njëri prej tyre fëmijë. Ekipet kryen punime të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një ndërtese të shembur në rrugën Türkmenbaşı në lagjen General Şükrü Kanatlı. Në punimet intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit në mesin e të cilëve morën pjesë edhe ato të ardhur nga Kirgistani, u identifikuan të gjallë 3 persona. 

Ekipet u intensifikuan në zonën e identifikuar në rrënoja dhe 296 orë pas tërmetit shpëtuan një grua, një burrë dhe një fëmijë identitetet e të cilëve nuk janë përcaktuar ende. Të lënduarit u dërguan në spital me ambulanca.