“Seriozisht po i afrohemi rrogës mesatare prej 500 eurosh”, tha Bytyqi

TË FUNDIT

Ekonomia është në rritje, papunësia është stabile, parashikimet buxhetore janë në kuadër të parametrave të planifikuar dhe rroga neto mesatare për muajin prill është 28.438 denarë, që është një tregues se jemi afër rrogës prej 500 euro, vlerësoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Rroga mesatare neto në muajin prill të vitit 2021 është 28.438 denarë, që është një rritje prej 10.1% krahasuar me muajin prill të vitit 2020 dhe tash më seriozisht po i afrohemi rrogës mesatare prej 500 eurosh”, tha Bytyqi, transmeton TV21.

Në konferencën ku u prezantua linja kreditore Covid 4, Bytyqi foli edhe për treguesit ekonomikë që sipas tij, dërgojnë drejt asaj që ekonomia po rimëkëmbet.

LEXO: Bytyqi: Ekonomia është në rritje