Produksioni i serialit “Eşref Rüya” ka njoftuar se seriali po i afrohet fundit, duke konfirmuar se kanë mbetur vetëm edhe 3 episode deri në finalen e madhe.
Sipas TİMSBİ Productions, historia do të mbyllet në mënyrë që i përshtatet “shpirtit” të serialit, duke theksuar se suksesi i tij vjen nga ndikimi emocional te publiku, jo domosdoshmërisht nga kohëzgjatja.
Produksioni ka falënderuar ekipin dhe shikuesit për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit.
Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat, të cilët janë shprehur të zhgënjyer dhe kanë vlerësuar se seriali ende kishte potencial për të vazhduar.
