Array

Serembi do ta bëjë Kosovën Zvicër!

Must Read

Hapja e kufijve në rajon – javën ardhshme! Datën do ta përcaktojnë ministrat e shëndetësisë

https://www.youtube.com/watch?v=gLkAe3Hd5jQ Maqedonia e Veriut bashkë me vendet e rajonit pritet të vendosin...

8 viktima nga Covid-19, njëri prej tyre 39 vjeçar

Janë regjistruar 8 viktima si pasojë e koronavirusit, informojnë nga ministria e Shëndetësisë.Viktimat janë të moshës 39,...

Qeveria dorëzoi emrat e zëvendësministrave! Ja emrat e tyre

Qeveria e vendit deri Kuvend ka dorëzuar listën me emrat e zv/ministrave dhe biografitë e...
- Advertisement -

Nga janari i viti 2016 Kosova pritet të hyjë në Marrëveshje për Stabilizim Asociim (MSA) me Bashkimin Evropian (BE). Nga momenti i hyrjes në marrëveshjes, pritet që Kosova mos të ketë më Dogana, që nënkupton se buxheti i Kosovës do të shkurtohet për rreth 650 milionë euro.
Kështu ka thënë kandidati i pavarur për president të Kosovës, Seremb Gjergji, në një konferencë për media me temën se si t’i bëjë Kosova 5.5 miliardë euro buxhet.
Ai ka thënë se kjo nënkupton që të gjitha institucionet publike – qendrore dhe komunale si dhe ato të cilat marrin subvencione nga Qeveria e Kosovës të mbesin pa para dhe me këtë fillon largimi masiv nga puna diku i 30 pwr qind të stafit civil. Nga kjo do të krijohet një situatë e cila do të jetë e pakënaqshme për të gjithë.
“Prej janari pritet që çdo produkt që hyn në Kosovë nuk zhdoganohet. Buxheti do të zvogëlohet për rreth 650 milionë euro dhe nuk do të kemi zhvillim ekonomik. Mirëpo, synimi i strategjisë sime është për ta kthyer situatën në interes të shtetit dhe qytetarëve, duke ua kthyer taksat në fund të vitit. Kjo taksë kthehet në tri nivele: nivelin e ndërtimit, pasurisë së paluajtshme, në nivelin e teknikës së bardhë dhe në nivelin e konsumit të përditshëm. Në kuadër të këtyre niveleve, në pjesën e parë prej 100 për qind të TVSH-së, në pjesën e dytë në 75 për qind të TVSH-së dhe në pjesën e tretë 70 për qind nëse është për mbi 5 anëtarë”, ka thënë Gjergji, raporton Kosova Live.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ai ka thënë se duhet të ndërroj modelin e mbledhjes së taksave, jo t’i rrisë ato. Inspektorët tatimorë, po ashtu, duhet ta ndalin korrupsionin në të dyja drejtimet duke e bërë qytetarin roje të vendit.
Sipas tij, secili qytetarë do të blejë aty ku ka kupon fiskal, në mënyrë që të fitoi TVSH-në në fund të vitit. Ky model i kthen secilës familje prej 800 deri në 1,300 euro. Ai ka theksuar se me paratë e kthyera në fund të vitit , ATK-ja në bashkëpunim me Komunat e Kosovës, duke përllogaritur tatimet individuale në pronë, e ndal tatimin në pronë secilit përfitues para se t’u kthehen paratë.
Me këtë, sipas tij, zhduket tërësisht informaliteti, pasi që çdo shitblerje regjistrohet në ATK. “Kjo, i pasuron të gjitha komunat, të cilat do të aplikonin taksa për të gjitha pronat pa dallim, në qytet, fshat apo në bjeshkë. Pasurimi i komunave hynë në vlerën e përgjithshme të 5.5 miliardë eurove. Më pak fitojnë komunat me zonën e lirë tatimore, p.sh: Gjakova dhe Mitrovica. Vetëm komunat do të mblidhnin nga 44-100 milionë euro së paku çdo vit nga tatimet në të gjitha llojet e pronave”, ka thënë ai.
Ai ka shpjeguar se të gjitha hyrje-daljet e mallit brenda dhe jashtë Kosovës regjistrohen, faturohen dhe në fund të vitit ATK-ja barazon faturat e konsumatorëve me mallin e shitur nga importuesi/eksportuesi.
Ky veprim, sipas tij, e rritë ekonominë dhe e plotëson kushtin më të rëndësishëm drejtë BE-së, kontrollin financiar shtetëror. E njëjta vlen edhe për prodhimet vendore. Shteti ka kontrollin në të gjithë zinxhirin e pagesave dhe në baza mujore ka shifrat të sakta te të gjitha shitblerjeve në vend.

- Advertisement -

Hapja e kufijve në rajon – javën ardhshme! Datën do ta përcaktojnë ministrat e shëndetësisë

https://www.youtube.com/watch?v=gLkAe3Hd5jQ Maqedonia e Veriut bashkë me vendet e rajonit pritet të vendosin përfundimisht për kalimin e lirë...

8 viktima nga Covid-19, njëri prej tyre 39 vjeçar

Janë regjistruar 8 viktima si pasojë e koronavirusit, informojnë nga ministria e Shëndetësisë.Viktimat janë të moshës 39, 48, 56, 63,65 dhe 83...

Qeveria dorëzoi emrat e zëvendësministrave! Ja emrat e tyre

Qeveria e vendit deri Kuvend ka dorëzuar listën me emrat e zv/ministrave dhe biografitë e tyre. Ja...

PTHP Shkup dorëzoi ankesë për dënimin me kusht në lëndën për aksidentin te ëmbëltorja

Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata e Apelit Shkup sot  dorëzoi ankesë  për gjykimin e shkallës së parë  të Gjykatës Themelore...

Ambasadori i ri i BE-së: Me padurim pres ta njoh vendin, duke siguruar mbështetje për integrimin e saj në BE

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir ka arritur në vend. “Arrita në Shkup....
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -