Serbia vendos hapjen e kufijve por vetëm me vendet fqinje

TË FUNDIT

Serbia tërësisht do t’i hap  kufijtë nga 1 qershori, por vetëm me katër vende fqinje, me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, BeH-në dhe Malin e Zi. Ky vendim është sjellur  sepse  asnjëra nga këto vende nuk ka qenë vatër e koronavirusit, deklaroi epidemiologu  dhe anëtar i shtabit qeveritar të krizave në Serbi, dr. Predrag Kon.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Kon për TV Pink e ka prezantuar  dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurën për turistët  dhe  gjithë ata të cilët duan të hyjnë në Serbi.

“Për këto katër vende njejtë është sikur më parë,  duhet të kenë  leje nga komisioni qeveritar, e cila merret  në ambasadat serbe dhe me atë  leje  duhet të kenë edhe PCR test jo më të vjetër se 72 orë. Ky është tani regjimi i tanishëm ndaj të huajve. Qytetarët serb të cilët vijnë, gjithashtu, duhet të kenë test, dhe nëse kanë, nuk duhet të kalojnë 14 ditë në vetizolim, ndërsa nëse nuk e kanë testin, shkojnë në vetizolim”, deklaroi dr. Kon.

Ai theksoi se fëmijëve  më të vegjël se 12 vjet nuk u duhet test.

“Nuk kërkojmë test për fëmijët nën 12 vjet, vendimi është sjellur sepse te fëmijët ka besueshmëri  më të vogël të sëmuren nga kjo sëmundje. Nëse  vijnë me prindërit e tyre,  ekziston kontroll i përhershëm  i prindërve dhe atëherë nuk duhet të bëhet testi derisa nuk paraqiten probleme”, sqaroi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq duke e sqaruar masën qeveritare për hapje të kufirit me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe tre vendeve tjera, deklaroi për RTS se ” këtu nuk bëhet fjalë për vendime njëpalëshe, por për standarde të cilat destinohen  dhe të cilat i kërkojnë edhe vendet tjera”.

Daçiq tha se  nuk është e mundur të bisedohet vetëm për masat e Serbisë, por duhet të merren parasysh edhe vendet tjera, si dhe kërkesat e tyre, duke shtuar se  një çështje është  hapja e kufijve për qytetarët e Serbisë në hyrje dhe dalje, ndërsa çështje tjetër është hyrja dhe dalja  për të huajt.

“Te ne, këto teste negative të mos jenë më të vjetra se 72 orë. Të huajt të cilët vijnë në Serbi duhet të kenë test negativ dhe konfirmim nga komisioni qeveritar  për hyrje në atë vend”, sqaroi shefi i diplomacisë.

Ai sqaroi se nga 1 qershori kufijtë me Shqipërinë, BeH-në, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut qytetarët serb mund t’i kalojnë  sipas dispozitave të sjellura të atyre vendeve.

Daçiq tha se problem është që në vendet e rrethinës, Bashkimi Evropian, si dhe në botë, masat në lidhje me pandeminë nuk janë standardizuar, dhe se  vetëm disa vende  ende pranojnë shtetas të huaj pa kufizime, mes të cilave janë Britania e Madhe dhe Meksika.

Sa i përket vendeve-anëtare të BE-së, Daçiq tha se ende është në fuqi vendimi i BE-së se kufijtë e tyre janë mbyllur deri më 15 qershor./MIA