Serbia ka informacione se Kosova po mbështetet nga dy shtete të mëdha

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, pas seancës së Këshillit të Sigurisë së Serbisë, iu është drejtuar publikut.

Selakoviq, ka thënë se Serbia ka informacione se Kosova po mbështetet nga dy shtete të mëdha, raportoi Novosti.

”Përmes punës së shërbimeve tona, kemi marrë informacione se të paktën dy shtete të mëdha aktualisht po punojnë në mbështetje logjistike për Prishtinën në fushatën e saj për njohje të reja, dhe unë i dorëzova presidentit Vuçiq nota diplomatike nga katër vende që e tërhoqën njohjen nga Kosova”, tha ai

Selakoviq ka shtuar se i presin “ditë të trazuara dhe të rëndësishme”.

Mbledhja e këshillit u drejtua nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe ka filluar nga ora 11:00 të premten, 13 maj./21Media

MARKETING I PAGUAR POLITIK