Serbia ia refuzoi Xhelal Sveçlës vizitën në Luginën e Preshevës

TË FUNDIT

Ministrit të Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçlës, i është refuzuar vizita në Luginën e Preshevës.

Për portalin RTV21 kjo është konfirmuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzat Lutfiu.

Lutfiu ka thënë se autoritetet serbe nuk ia kanë lejuar vizitën ministrit.

Të enjten ishte paraparë vizita e Sveçlës në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë./21Media