Serbia e mbyll përkohësisht Ambasadën në Kiev, ndërsa Kina me thirrje drejtuar qytetarëve që të largohen nga Ukraina

TË FUNDIT

 Ambasada e Republikës së Serbisë në Ukrainë do të mbyllet përkohësisht për arsye sigurie, ndërsa stafi i asaj përfaqësie diplomatike-konsullore në Kiev do të vazhdojë të punojë nga Beogradi deri në plotësimin e kushteve për kthim.

“Për të gjithë qytetarët e Serbisë që janë ende në Ukrainë, do të kenë ndihmë pa ndërprerje në periudhën e ardhshme dhe mund të kontaktojnë në numrat e telefonit të treguar ose të shkruajnë në një adresë e-mail”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Serbisë.

Në të thuhet se Ambasadat e Serbisë në vendet kufizuese me Ukrainën janë në dispozicion të tyre për çdo lloj ndihme dhe bashkëpunimi.

Poashut, edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës u bëri thirrje qytetarëve të vet që të largohen nga territori i Ukrainës, njoftoi agjencia shtetërore kineze “Global Tajms” në Tuiter.