Mbrëmjen e kaluar një varkë me disa persona u përmbys në lumin Danub pranë Baçka Pallankës, në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.
Radio Televizioni i Serbisë raporton se në momentin e përmbysjes në varkë ndodheshin 11 persona, përfshirë edhe shtetas kinezë. Shpëtimtarët ende po kërkojnë të zhdukurit.
Disa persona përfunduan në ujë pasi varka u përmbys. Shërbimet e emergjencës nga Serbia dhe Kroacia janë në vendin e ngjarjes.