Serbi, nuk do të ketë orë policore!

TË FUNDIT

Qeveria e Serbisë vendosi që të mos vendoset ora policore e paralajmëruar nga Presidenti Aleksandër Vuçiq.

Shtabi i krizave vendosi që të mos ketë orë policore, por do të vendosin masa të tjera restriktive.

“Kishim mbledhje në shtabin e krizës të cilët diskutuam për situatën në Beograd dhe eventualisht mund të kthejmë masat të cilat i kishim në muajin mars dhe prill. Marrëveshja është se nuk do të ketë kufizim të lëvizjes në të gjithë territorin, do të fokusohemi në vendet ku situata nuk është stabile. Masa e parë për Beogradin është ndalimi i tubimeve të organizuara me më shumë se nëntë persona në hapësira të hapura dhe të mbyllura. Të gjitha dyqanet dhe qendrat tregtare do të mbyllen në ora 21:00 pasdite deri në 6 të mëngjesit,” tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç.

Ndërsa sa u përket hapësirave të hapura dhe terasave në kafiteritë dhe restorantet, ata do të punojnë deri në ora 23:00.