Në 16 qytete dhe komuna në Serbi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me Covid-19.
Gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfshin masa të posaçme për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, është në fuqi në Beograd, Bogatiq, Vladiçin Han, Luçani, Novi Pazar, Tutin, Kragujevac, Vranjë, Ivanjicë, Shabac, Çaçak, Kralevë, Arile, Pozhegë, Uzhicë dhe Priboj.
Në Serbi, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 289 raste të reja të koronavirusit, në bazë të 7,872 mostrave të testuara. Në të njëjtën periudhë kanë vdekur edhe gjashtë persona, në respiratorë janë të vendosur 93 persona.
