Serbi, del nga shinat vagoni me acid fosforik

TË FUNDIT

Vagoni i një treni mallrash që transportonte acid fosforik mbrëmë ka dalë nga shinat në afërsi të Zaeçarit, në pjesën lindore të Serbisë.

Siç kumtoi MPB e Serbisë, incidenti ka ndodhur në linjën hekurudhore Zaeçar – Knjazhevc të rikonstruktuar së fundmi, pak pas orës 1 pas mesnate, kur një tren mallrash me acid fosforik ka dalë nga shinat në afërsi të fshatit Vratarnicë. Policia bëri me dije gjithashtu se nuk ka pasur vagona të përmbysur, rezervuar të dëmtuar apo derdhje kimike.Policia dhe zjarrfikësit janë në terren, ndërsa hetimet janë duke vazhduar, njoftoi MPB-ja e Serbisë.