Serbët shfaqin flamurin provokues me hartën e Kosovës në EURO 2024

TË FUNDIT

Tifozët serbë kanë vazhduar me provokime edhe në nismë të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Në tribuna para ndeshjes me Anglinë sonte u pa një flamur me hartë të Kosovës dhe me ngjyra të flamurit serb, në të cilin shkruante “Nuk ka dorëzim” në gjuhën serbe, në stadiumin Gelsnkirchen.

Tifozët serbë kanë provokuar vazhdimisht në ngjarje të mëdha sportive, ku ka audiencë, për të shfaqur parulla të ndryshme që lidhen me Kosovën.