Sensorët për diabet falas, por me cilësi të dobët, pacientët ankohen se duhet t’i blejnë vetë

TË FUNDIT

Vogëlushja Jana Kostadinovska ka diabet të tipit 1. Sensorët që ua jep shteti për matjen e glukozës në gjak janë të dobët dhe zgjasin tre ditë në vend të dy javëve. Kostadin Kostadinovski, babai i vajzës 11-vjeçare, thotë se për këtë duhet t’i blejnë vetë, gjë që i kushton mbi 100 euro në muaj. Sensorët lehtësojnë problemet që sjell diabeti dhe kështu kontrollohet më lehtë. Gjendja e fëmijëve mund të monitorohet edhe përmes telefonave inteligjentë.

“Epo, ja sensori që kemi nga shteti, pra duhet të zgjasin 14 ditë, por  zgjasin 3 ose 4 ditë. Ne e mbushim transmetuesin  dhe zgjat 3 ditë, sensori nuk na ka zgjatur më shumë, duhet të zgjasin nga  14, na japin për 14 ditë, domethënë 12 copë për 6 muaj, të cilat në fakt i përdorim për dy javë.   Ato që blejmë vetë zgjasin më gjatë . Ka sensore te mira për 50 euro dhe zgjasin 14 dite plot”, tha Kostadin Kostadinovski, baba i fëmijës me diabet.

Babai i Janës thotë se diabeti i bijës së tij u zbulua rastësisht dhe që atëherë filluan shqetësimet dhe netët pa gjumë. Jana e vogël e përballon me guxim sëmundjen dhe thotë se nuk është e vështirë, por ajo që i mungon më shumë është të hajë diçka të ëmbël. Tani është në klasën e 5-të, thotë se nuk ka asnjë problem me shokët në shkollë.

“Nuk kam, askush nuk më ofendon, është si më parë. E kam pak më të vështirë, po, më hahet diçka të ëmbël, por ndonjëherë ha nga pak”, u shpreh Jana Kostadinovska, fëmijë me diabet.

Nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve organizoi sot një aktivitet edukativ te Guaca në Parkun e Qytetit, dhe qytetarët kishin mundësi që ta matin sheqerin.   Dimçe Velev, kryetar i Shoqatës së Diabetikëve, thotë se në rajon Maqedonia është në nivelin më të ulët sa i përket kujdesit të shtetit për diabetikët.   Ata kërkojnë që prokurimi i sensorëve dhe ndihmave të tjera, si shirita dhe glukometra, të bëhet në treg të hapur dhe jo në tender.

“Kërkesa jonë në përgjithësi dhe qëllimi kryesor i të gjitha veprimeve është që të gjithë me llojin 1 të marrin sensorë, me llojin 2, të gjithë të marrin terapi të re. Ne në listën pozitive, gjatë gjithë kohës themi se marrim vetëm dy ilaçe, të tjerët i blejmë vetë tashmë 7 vjet me radhë. Nëse lista pozitive ndryshohet sipas kritereve të tyre, sipas asaj që e shpalli shteti, do të kemi edhe 7 ose 8 barna të tjera që po i blejmë tani, duhet t’i blejmë përmes Fondit, deklaroi Dimçe Velev.

Sensorët filluan të jepen në nëntor të vitit të kaluar dhe tani për tani mbulojnë fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç me diabet të tipit 1, si dhe gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje më të rënda.