Futbollisti kroat, Mario Manxhukiq është në sferën e interesit të Seltas, publikoi “AS”.
Udhëheqësia e Premier Ligës së Spanjës mendon ta angazhojë sulmuesin 34-vjeçar. Sidoqoftë, vendimi përfundimtar për lojtarin do të merret nga trajneri i ri, i cili do ta zëvendësojë Oskar Garsian e shkarkuar.
Manxhukiq aktualisht është një agjent i lirë. Klubi i fundit i kroatit ishte Al-Duhail i Katarit, të cilin ai e la në korrik.
Këtë vjeshtë, Lokomotiv tregoi interes të konsiderueshëm për Manxhukiqin. Nënkampioni rus i ofroi një kontratë nënkampionit botëror, por nuk erdhi deri tek bashkëpunim
