Selmani dyfishon epërsinë e Kosovës ndaj Burkina Fasos me një super gol

TË FUNDIT

Është dyfishuar epërsia e kombëtares së Kosovës në miqësoren kundër Burkina Fasos në “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi Astrir Selmani ka shënuar golin e dytë për “Dardanët” në minutën e 23-të, nga një distancë prej rreth 24 metrave, raporton KosovaPress.

Ndërkohë golin e parë për Kosovën e realizoi Fidan Aliti në minutën e tretë.