Analisti Sefer Selimi i ftuar sonte në Click Plus duke folur për temën e gjyqit kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, tha se luftën e pastër të saj e vërtetoi edhe ndërhyrja 78-ditore e NATO-s mbi ish-Jugosllavinë.
“Jam shumë i bindur që lufta për çlirimin e Kosovës, jo vetëm që ka qenë e pastër, por ajo është dëftuar edhe me ndërhyrjen e NATO-s. U vërtetua një spastrim etnik, u vërtetua brutaliteti shtetëror, që detyroi shtet më të fuqishme të botës të udhëhequra nga SHBA-të për të shpëtuar popullatën në Kosovë.”- tha Selimi.
