Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami ka demantuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku thotë se, “diaspora evidentohet”.
Selami citon Ligjin kur thuhet se diaspora vetëregjistrohet, ndërkaq deklaratën e Mickoskit e sheh si “sallto politikë para zgjedhjeve lokale”.
Këtë deklaratë e sheh edhe si përpjekje për të demotivuar diasporën shqiptare, por sipas tij, kjo nuk do të arrihet, ngaqë diaspora do të regjistrohet për “t’i përdëftuar atij, se jemi gjallë, jemi këtu”.
“Në Ligj është qartë e shkruar, se edhe popullata brenda shtetit dhe ajo jashtë, në diasporë REGJISTROHEN. Dhe këto dy grupet të popullsisë së regjistruar e përbëjnë NUMRIN E PËRGJITHSHËM TË TË REGJISTRUARVE. Deklaratat e tilla të Mickoskit i vlerësoj më shumë si sallto politikë, para zgjedhjeve lokale dhe sidomos kanë për qëllim përhapjen e propagandës dhe huti që do të DEMOTIVONTE diasporën tonë të vazhdojë me po të njëjtin vrrull të regjistrohet. Unë besoj dhe jam i bindur se kjo vetëm se do ta motivojë edhe më shumë diasporën tonë që të regjistrohet për t’i përdëftuar Mickoskit dhe sojit të tij se ne jemi gjallë, jemi këtu edhe pse anuk dëshiron të na sheh”, tha Selami për TV21.
