Sela premton rihapje të proceseve të dyshimta gjyqësore

TË FUNDIT

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nga Sheshi “Iliria” në Tetovë prezantuan sonte kandidatët për deputetë për Zgjedhjet Parlamentare 2020.

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela gjatë fjalës së tij tha se vota për koalicionin”Tash është koha” do ta çojë BDI-në në opozitë, ndërsa u zotua se do ta kthejnë shtetin e së drejtës.

Premtoi se do të hapen të gjitha proceset gjyqësore të montuara nga politika e që lidhen me krim dhe korrupsion, përcjell tv21.tv. Tha se ka shumë vëllezër e motra të dënuar padrejtësisht dhe se për këtë do të kërkohet rihapje e proceseve e që do të udhëhiqet nga faktori ndërkombëtar.

“Aleanca për Shqiptarët në programin e saj që është “Shtet për të gjithë” e ka të paraparë me hapa të caktuar se çfarë do të bëjë. Rihapje të të gjitha çështjeve të mbyllura të cilat kanë dyshim se vendimi ka qenë politik, jo i drejtë. Thirrja e një trupi gjykatësisht dhe prokurorësh nga Bashkimi Evropian të cilët do t’i rihapin këto çështje dhe grup monitorues të ekspertëve të BE-së në Gjykatën e Lartë për çdo proces gjyqësor në të ardhmen” u zotua Sela./TV21

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/280610110018285/