Sela për Kastriot Rexhepin: Gjithmonë kam besuar në fjalë, por kur konstatohet edhe me nënshkrim është tepër e mjaftueshme

TË FUNDIT

Krytari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, para gazetarëve komentoi edhe veprimin e deputetët të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, i cili ky i fundit në një status në Facebook, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancë për të votuar mosbesimin e Qeverisë, transmeton TV21. Sela tha se gjithmonë beson në fjalë, por kur konstatohet edhe me nënshkrim është e mjaftueshme

“Gjithmonë në jetë kam besuar në fjalë, dhe kur kjo konstatohet edhe me nënshkrim është më tepër e mjaftueshme për mua që të konstatohet gjithsecili për përkushtimin e tij politik dhe vullnetin e tij politik për të dal nga kjo situatë e pa situatë. Nuk dua të paragjykoj edhe z.Kastriot Rexhepi për sa kohë përveç se një statusi në FB nuk kemi parë paraqitjen e tij me zë dhe me figurë, për të dal dhe për të thënë qëndrimin e vet, totalisht legjitim që gjithsecili ta ketë qëndrimin e vet”, deklaroi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.