Koalicioni Tash është Koha, ishte në Drenovec.
Nga atje kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, përmendi rrugën Tetovë-Jazhincë.
Ai tha se në këtë rrugë në dita kalojnë 9 mijë makina ndërsa investimet shkojnë në Maqedonin lindore.
Sela përmendi edhe rregullimin e teleferikut në kodrën e diellit dhe tha se Kodra e Diellit do të jetësohet, dhe do të ketë zhvillim ekonomik.
“Rruga Tetovë-Jazhincë, është rrugë me të cilën, përdit çarkullojnë mbi nëntë mijë makina, ndërsa investimet në rrugë ekspres dhe autorstrada në Maqedoninë lindore në të cilën mesatarja e çarkullimit të atyre makinave është tre mijë makina në ditë. Dhe 9 mijë makina në ditë që çarkullojnë dhe paguajnë tatime dhe aksisë për karburantin që harxhojnë bëhet kjo rrugë, por dikush na vjedh parat”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët.
