Sela – Gashi: Nuk kemi pasur ftesë për tu takuar me Zaevin

TË FUNDIT

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi një zëri sot theksuan se deri në këtë moment nuk kanë marrë ftesë për tu takuar me kryeministrin Zaev.

“Për momentin që flasim ne nuk kemin pasur ftes për tu takuar me Zaevin. Komunikimet partiake janë ndërmjet kryetrarëve të partive politike. Koordinatorët e grupeve parlamentare kanë për obligim të takohen me kryetarin e parlamentin dhe nuk kanë pse takohen me kryeministrin. Në cilësinë e kryetarëve të partive takohen kryetarët. Në cilësitë tjera takohen pozicionet përkatëse me njërin tjetër. Nëse dëshiron takim për të folur për temën që e kemi hapur për shtetësinë jemi të gatshëm. Nëse do të ulet për temën që është marrë vesh me temat me Mickosin, për ne nuk ka nevojë që të takohemi”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

“Ka pasur paralajmërime nga koordinatori jonë mbase do të na ftojnë por edhe dje e pamë në konferencë edhe fakti që s’kemi marrë ftesë unë dhe Ziadini ajo flet për argumentin se qasja e kryeministrit në raport me ligjin për shtetësi për neve është ofenduese. Nëse z. Zaev dëshiron të flas për përmbajtjen politike të ligjit duhet të takohet me ne e ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe këtë takim e kemi kërkuar edhe më parë që të mbyllet ky ligj të votohet në parlament dhe të debllokohet Kuvendi”, theksoi Afrim Gashi – kryetar i Alternativës.