Sela e Gashi pranojnë ftesën e Ahmetit, kërkojnë të shtyhet data dhe të propozohet rend dite për tryezën e përbashkët

Must Read

Drita e Gjilanit kalon në raundin e tretë të Ligës së Evropës

Skuadra e Dritës së Gjilanit arriti që të përgatis një befasi të madhe, duke mundur Sileksin e...

Shkëndija sjell Murinjon dhe Totenhemin në Shkup! Tetovarët festuan kundër botosanit me golin e ibraimit

Shkëndija e mposhti Botoshanin me golin që e shënoi Besart Ibraimi në minutën e dytë në kuadër...

Xhaferi: Po ta kisha amnistuar Veljanoskin, ai sot nuk do të ishte në gjyq

"Po të kisha amnistuar Trajko Veljanoskin, ai sot nuk do të ishte në gjyq", kështu deklaroi njeriu...
- Advertisement -

Partnerët e koalicionit, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe ai i Alternativës Afrim Gashi parimisht janë dakord për një takim në tryezë të përbashkët të partive parlamentare shqiptare të cilën ditë më parë e thirri kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Në letrën e përbashkët të Selës e Gashit thonë se mendojnë se mekanizmi politik i Tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe si i tillë, mendojnë se duhet të vazhdojë të kultivohet për artikulimin e interesave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

“Në funksion të një takimi përmbajtësor dhe të frytshëm, do të ishte mirë që ftesa të ketë edhe një propozim për rend dite, në mënyrë që të kemi një ide më të qartë për arsyen organizimi të takimit të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare. Konsideroni mundësinë e një date tjetër duke nisur nga e hëna (17.08.2020) e tutje, sigurisht duke na njoftuar disa ditë më herët me rendin e ditës së takimit”, thuhet në letrën e përbashkët të Ziadin Selës, kryetar i ASH-së, dhe Afrim Gashit, kryetar i Alternativës.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti thotë se mbetet i hapur për caktimin e takimeve për javën e ardhshme, por për këtë kërkon të merren vesh në takimin e nesërm, në ora 12:00, në hotelin Park në Shkup. Kreu integrist propozon edhe rendin e ditës për nesër, e për të cilin thotë se mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozime nga të gjithë pjesëmarrësit gjatë takimit të përbashkët. Kryetari i BDI-së, në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive parlamentare shqiptare nga 7 janari i vitit 2017, propozon këtë agjendëpër takimin e nesërm:

- Advertisement -

Agjenda e propozuar nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti

  • Statusi i realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e Përbashkët në mandatine kaluar
  • Vlerësim i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut 2020
  • Krijimi i Këshillit ndërpartiak në përputhje me Deklaratën e Përbashkët dhe përcaktimi i afateve për realizimin e objektivave të përbashkëta
  • Të ndryshme

Për pjesëmarrje nga BDI propozojmë formatin “Kryetar, plus dy bashkëpunëtorë”.

- Advertisement -

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ai i Lëvizjes Besa Bilall Kasami janë dy kryetarët që deri më tani nuk i janë përgjigjur ftesës së Ahmetit për tryezën e përbashkët shqiptare. Nga Besa thonë se deri në fund të ditës do të kenë një qëndrim.

- Advertisement -

Drita e Gjilanit kalon në raundin e tretë të Ligës së Evropës

Skuadra e Dritës së Gjilanit arriti që të përgatis një befasi të madhe, duke mundur Sileksin e favorizuar në Shkup, me 2-0....

Shkëndija sjell Murinjon dhe Totenhemin në Shkup! Tetovarët festuan kundër botosanit me golin e ibraimit

Shkëndija e mposhti Botoshanin me golin që e shënoi Besart Ibraimi në minutën e dytë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues....

Xhaferi: Po ta kisha amnistuar Veljanoskin, ai sot nuk do të ishte në gjyq

"Po të kisha amnistuar Trajko Veljanoskin, ai sot nuk do të ishte në gjyq", kështu deklaroi njeriu i parë i Kuvendit, Talat...

Xhaferi në Click Plus: Nesër do të dëshmoj për “27 prillin”

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nesër do të dëshmojë për rastin “27 prilli”. Këtë ai e bëri të ditur në emisionin Click...

Alarm i rrejshëm për bombë në Shkup! Ishte peshore që po i mbaronte bateria

Një lajmërim për bombë i është bërë policisë këtë pasditë. Paraqitësi ka deklaruar se bomba është në afërsi të Fakultetit Arkitektonik në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -