Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka vendosur këtë të premte tl sekuestrojë pasuritë në pronësi të Redjan Rrajës, tashmë i arrestuar prej rreth tre viteve si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vdekur shoferi i tij, Andi Maloku, shkruan Vizion Plus.
SPAK ka vendosur sekuestro për disa prona në kryeqytet, një shumë parash, një orë rolex, dhe dy automjete.
Një nga automjetet është me ngjyrë gri, i tipit Audi, i përdorur nga Kejvina Kthjella por që sipas SPAK, rezulton të jetë në pronësi të Redjan Rrajës.
Kejvina Kthjella shoqërohej me Redjan Rrajën në kohën kur ndodhi ngjarja e Shijakut në vitin 2019.
Madje, asokohe modelja u mor në pyetje për ngjarjen, pasi rezultoi të kishte komunikime të shpeshta me 34 vjeçarin Redjan Rraja.
Ajo u zbulua nga komunikimiet telefonike me autorin e dyshuar.
