Efektivë të policisë nga Departamenti i Policisë kriminale pas marrjes së një informacioni operativ, gjegjësisht hetimit të kryer më parë lidhur me një kamion në të cilin ishte transportuar marihuanë rreth një muaj më parë, i cili ka dalë nga rruga Shkup-Veles, sekuestruan rreth 100 kilogramë marihuanë dhe arrestuan tre persona, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç informuan nga MPB-ja, në stacionin e pagesave Sopot në autostradën “Miqësia” nga policët janë marrë masa dhe aktivitete për të ndaluar një automjet “BMW” me targa të Shkupit i drejtuar nga J.B., ndërsa si pasagjer ishte vëllai i tij S.B. nga fshati Bllacë e Epërme, por shoferi nuk u ndal dhe u përpoq të shpëtonte, duke dëmtuar një automjet të policisë dhe duke rrëzuar një shtyllë metalike të Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore.
“Pasi ndërmarrjes së masave shtesë, automjeti u ndalua dhe të dy personat u privuan nga liria, dhe gjatë kontrollit në automjet dhe në bagazh janë gjetur çanta që përmbanin rreth 100 kilogramë marihuanë. U ndalua edhe M.I. nga fshati Vizbeg, i cili kishte për detyrë të siguronte transportin e drogës si i ashtuquajtur “pastrues”. Gjatë kontrollit në shtëpinë e J.B. është gjetur një pushkë gjysmë automatike, për të cilën gjithashtu do të ngrihen kallëzime penale për krim sipas nenit 396 të Kodit Penal. Hetimi vazhdon dhe zgjerohet dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike-Veles marrim masa dhe aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të çështjes dhe përcaktimin e përfshirjes së personave të tjerë në kryerjen e krimit”, shtoi Ministria.
