Sekretari shtetëror në MSHIA, arrestohet për mitmarrje

TË FUNDIT

Sot në mëngjes me urdhër të Prokurores për krim të organizuar, Villma Ruskoska, është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike, Jahi Jahiu, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për marrje të provizionit nga një tender i fituar.

Sektori për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Ministrisë për Punë të Brendshme po kontrollon hapësirat e Ministrisë për Shoqëri Iniformatike. Jahiu është arrestuar sot në mëngjes dhe policia ka qëndruar në shtëpinë e tij për të bërë kontroll.

Jo zyrtarisht flitet se sekretari shtetëror në Ministrin për Shoqëri Informatike, Jahi Jahiu, gjatë periudhës 2014-2015 ka kryer mitmarrje prej mijëra eurove.