“Sekret” do të jetë një përrallë, thotë Ronela! Ndan pamje nga xhirimet!

TË FUNDIT

Artistja Ronela Hajati pasi u fut në garë për të fituar çmimin e parë në Festivalin e Këngës me këngën “Sekret”, u bë në pak ditë emër i përfolur në mediat rozë.

Hajati u kritikua shumë për tekstin e këngës me të cilën ajo do ta çoj Shqipërinë në Eurovision.

Ronela premtoi se gjithçka do të shkojë si mos më mirë dhe se po bën shumë përgatitje që vendi i saj të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme në kontektstin muzikor Eurovision.

“Sekret” vjen me videoklip në pak ditë e Ronela ka njoftuar se videoklipi është xhiruar në disa lokacione të Shqipërisë.

Ajo ndau pamje nga xhirimet e këngës dhe tha se do të jetë një përrallë.

“SEKRET” eshte kenga ime perfaqesuese ne Eurovision kete vit! Ne 5 dite xhirime me nje staf te mrekullueshem qe ka bere nje pune kolosale do te sjellim ditet e para te marsit ,ne jete videon e kenges sipas vizionit dhe deshires sime dhe te gjitheve qe i kane kushtuar mbi nje muaj kohe pergatitjes per kete projekt . Duke xhiruar ne disa nga lokacionet me te bukura te Shqiperise “SEKRET” do jete nje perralle! Une mezi po e pres!”, tha Ronela.