Gjykata Administrative sot në seancë publike duhet t’i shqyrtojë paditë e shtruara nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë” për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik.
Në Gjykatën Administrative është caktuar debat publik edhe pas padive të shtruara nga Maqedonia e Vetme dhe Koalicioni “Asnjëherë Veriore – Vetëm Maqedoni” dhe nga Partia Demokratët.
Ditëve të kaluara Gjykata Administrative i refuzoi të gjitha 176 paditë e shtruara nga E Majta, Aleanca për Shqiptarët – Alternativa dhe MORO – Partia Punëtore.
