Seancë për përzgjedhjen e Xhaferit do të ketë kur do të dorëzohen nënshkrimet e nevojshme nga deputetët për mbështetje të propozimit për kryetar të Kuvendit

Must Read

Menduh Thaçi do ta ndihmojë “Besën” të formojë grup parlamentar?

Kreu i PDSH-së dhe deputeti i vetëm i kësaj partie në Parlament, Menduh Thaçi, mund të jetë...

“Monstra”, ekspertja e dheut Nikollovska ka përgatitur raport të rrejshëm

Personi ekspert, Snezhana Nikollovska, që ka bërë ekspertizën e dheut për rastin “Monstra” ka përgatitur raport të...

Presidenti slloven apelon për zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, që të mos lejohet shtyrja e bisedimeve eurointegruese

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, bën thirrje që në asnjë mënyrë të mos shtyhet konferenca e parë...
- Advertisement -

Vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit në të cilën është dashur të rizgjidhet kryesuesi dhe kryetari i përbërjes së kaluar kuvendore Talat Xhaferi nuk do të mbahet sot, ndërsa një pjesë e deputetëve thonë se kjo do të ndodh me siguri nesër. Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit përsërisin se vazhdim zyrtar të seancës nuk ka pasur të caktuar, ndërsa për atë nëse di të caktohet nesër do të varet nga ajo nëse do të dorëzohet propozim i nënshkruar nga të paktën njëzetë deputetë për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.

Sipas marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së, në këtë funksion sërish do të propozohet kryetari i deritanishëm Talat Xhaferi. Sipas informacioneve nga Kuvendi, deputetët tani më janë nënshkruar në propozimin që Xhaferi të jetë edhe për një mandat kryetar i Kuvendit.

- Advertisement -

Seancën për përzgjedhjen e Xhaferit mbrëmë e paralajmëroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti, gjatë shpalljes së vendeve të ministrave në takimin partiak të udhëheqësisë më të lartë. Nuk ka informacione zyrtare pse u prolongua zgjedhja e Xhaferit, ndërsa mediumet shkruajnë për mosmarrëveshje në taborin e BDI-së të cilët vijnë nga pakënaqësia e risistemimit të dikastereve.

Informacionet nga  Kuvendi ishin se gjatë ditës ka pasur bisedime për vazhdimin e seancës konstitutive, por për çfarë bisedime bëhet fjalë askush nuk theksoi diçka zyrtare.

- Advertisement -

Me zgjedhjen e Xhaferit duhet të zyrtarizohet edhe shumica në Parlament pas marrëveshjes së arritur për koalicionin qeveritar mes LSDM-së dhe BDI-së dhe në të cilin hyjnë partitë nga koalicioni “Mundemi” dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit. Sipas numrit, shumica qeveritare do të duhet të ketë 62 deputetë.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me të paktën 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

- Advertisement -

Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe seancë për formimin e Qeverisë së re që do ta kryesojë lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Afati për parashtrimin e propozimit për formimin e Qeverisë së re është 2 shtatori./MIA

- Advertisement -

Menduh Thaçi do ta ndihmojë “Besën” të formojë grup parlamentar?

Kreu i PDSH-së dhe deputeti i vetëm i kësaj partie në Parlament, Menduh Thaçi, mund të jetë deputeti që mund të ndihmojë...

“Monstra”, ekspertja e dheut Nikollovska ka përgatitur raport të rrejshëm

Personi ekspert, Snezhana Nikollovska, që ka bërë ekspertizën e dheut për rastin “Monstra” ka përgatitur raport të rrejshëm. Prokurorja...

Presidenti slloven apelon për zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, që të mos lejohet shtyrja e bisedimeve eurointegruese

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, bën thirrje që në asnjë mënyrë të mos shtyhet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut...

Zaev: Brutaliteti i policisë është për dënim më të fuqishëm

Brutaliteti nga ana e nëpunësve të policisë ndaj qytetarëve romë, të cilin e pamë dje në në një video në rrjetet sociale,...

Fushatë parazgjedhore e Trampit: Bajden do ta shkatërrojë Floridan, unë do ta shkatërroj virusin

Si pjesë e fushatës parazgjedhore, presidenti amerikan Donald Tramp e vizitoi Karolinën Veriore dhe Floridan, disa nga shtetet ku si rezultat i...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -