Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re për rastin “Monstra”, që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të viti 2012, raporton TV21.
Rasti “Monstra” gjendet në procedurë dëshmuese dhe lexohen mbi 133.000 sms-porosi dhe transkripta të tjera të propozuara si prova shtesë nga Prokuroria.
Procesin gjyqësor për rastin “Monstra” e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrov, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.
Më 12 prill të viti 2012 në Liqenin e Smillkovës u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanov, ndërsa me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Fejzi Aziri dhe Sami Luta.
Në dhjetor të viti 2017 Gjykata Supreme i shfuqizoi aktvendimet dhe liroi nga paraburgimi të dënuarit Haki Aziri, Fejzi Azirin, Sami Lutën dhe Agim Ismailoviq dhe u caktoi masë kujdesi. Pas shfuqizimit të aktvendimit rastin “Monstra” e mori PPS-ja dhe lënda është kthyer sërish në gjykim.
