Seancë e Kuvendit kosovar për dërgim të ushtarëve në misionet me ushtrinë amerikane

TË FUNDIT

Një prokuror i Prokurorisë Themelore Publike  në Strumicë dhe  inspektorët  për zjarr nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sot e përfunduan inspektimin për arsyet e zjarrit në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë, kumtuan për MIA-n nga PTHP Strumicë.

Në kumtesën e shërbimit qeveritar për informim citohet se seanca  është konvokuar në kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti dhe se leja  për dërgim të kontingjentit të FSK-së në misione me ushtrinë amerikane është pika e vetme  e rendit të ditës  në seancën e sotme kuvendore.

“Në bazë të ftesës së SHBA-së, Qeveria  e Republikës së Kosovës më 31 dhjetor të vitit 2020 e miratoi vendimin për dërgim të kontingjentit të FSK-së në misionet jashtë  vendit së bashku me  Gardën Nacionale të Ajovas. Ky vendim është dërguar  në Kuvendin e Republikës së Kosovës me propozim për dërgim të kontingjentit të FSK-së në mbështetje të stabilitetit rajonal  dhe operacionet paqësore nën Komandën qendrore amerikane”, thuhet në kumtesë.

Përveç partive të koalicionit qeveritar, edhe Partia Demokratike opozitare e Kosovës  paralajmëroi se do të votojë për vendimin.