Seancë e jashtëzakonshme e Qeverisë, anulohen ngjarjet

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me fillim prej orës 10:00 do të mbajë seancë qeveritare për tragjedinë në Tetovë.

Siç njoftoi pas mesnatës shërbimi qeveritar, seanca ka për qëllim të gjejë një zgjidhje për situatën që u shkaktua në Tetovë pasi u djeg spitali modular për Covid-19.

Është njoftuar se ngjarjet që janë paraparë për ditën e sotme, janë anuluar. Mes tyre dhe ngjarja për shpalljen e Malit Sharr si Park Kombëtar, transmeton TV21.