Seancë e Bordit për raste urgjente e OBSH-së kushtuar llojeve të reja të Kovid-19

TË FUNDIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se lloji i ri i Kovid-19 që së pari u zbulua në Britaninë e Madhe, tani është i pranishëm në 50 vende dhe territore, ndërsa llojin nga Afrika e Jugut e ka në 20 vende.

Bordi për raste urgjente i OBSH-së sot do të mbajë seancë, dy javë para takimit të rregullt, në të cilën do të bisedohet për llojet e reja të Kovid-19. Bordi ka seanca çdo tre muaj.

Lloji britanik dhe i Afrikës së Jugut i Kovid-19 janë më ngjitëse dhe më shpejtë përhapen, ndërsa mund të identifikohen vetëm me sekuencë të kodit të tyre gjenetik, një analizë që nuk është e disponueshme kudo.

Mutacioni i tretë e ka origjinën nga pjesa braziliane e Amazonës, ndërsa para disa ditëve është zbuluar në Japoni.