Seanca të tre komisioneve të Kuvendit

TË FUNDIT

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot seanca do të mbajnë Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit, Komisioni për mbikëqyrje të zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve dhe Komisioni Ligjdhënës juridik.

Në seancën e tij të parë, Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit, do të shqyrtojë një ankesë nga një qytetar.

Komisioni për mbikëqyrje të zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve do ta shqyrtojë Propozim Rregulloren për punën e vet dhe Propozim Vendimin për angazhimin e dy ekspertëve teknikë për përkrahje të vazhdueshme në Komision.

Para Komisionit ligjdhënës-juridik, pika e vetme në rend të ditës është Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në lexim të dytë.