Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca të reja për rastet “Titanik 3”, “Trajaktorja”, “Llaskarca” dhe procedura e përsëritur për rastin “Treqind”.
Rastin për aksidentin i cili ndodhi më 13 shkurt të viti 2019 në afërsi të Llaskarcës e ku jetën e humbën 16 persona dhe 37 të tjerë u lënduan rëndë e udhëheq gjykatësja Diana Grevska-Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski, raporton TV21.
Për rastin “Llaskarca” janë të akuzuar gjashtë persona.
Në Gjykatën Penale do të mbahet seancë edhe për rastin “Titanik 3” e cila ka të bëjë me shkatërrim të materialit zgjedhor në zgjedhjet lokale të viti 2013. Në këtë rast të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri të cilët si anëtarë të Komisionit zgjedhor komunal në Çair në zgjedhjet lokale të viti 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor.
Procedura për rastin “Titanik 3” filloi sërish më 15 mars të këtij viti pas emërimit të gjykatës Marija Kletniçka për gjykatëse të re në këtë lëndë pasi që gjykatësa Ole Ristova e cila e udhëhiqte lëndën në shkurt të këtij viti ka kërkuar largim nga rasti.
Ndërkaq rastin “Trajaktorja” ndodhet në procedurë dëshmuese të cilët të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Budapest i cili po gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Ljupço Georgievski.
Sipas aktakuzës të Prokurorisë Publike Speciale të akuzuarit në gjysmën e dytë të viti 2012 dhe gjatë viti 2013 kanë ndërmarrë disa veprime të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet e veta dhe me këtë e kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit 155 milion euro.
Rasti “Treqind” që ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku i akuzuar është ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski. Gjykatësja Dobrilla Kacarska në maj të viti të kaluar Popovskin e dënoi me 9 vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zbatimit të procedurës tenderiale dhe zgjedhjen e ofertës më të volitshme gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Popovski, sipas aktakuzës nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar Buxhetin e shtetit me 453.570 euro.
