Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik”, “Tarifa” dhe “Tortura”, të PPS-së!

TË FUNDIT

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca të reja gjyqësore për rastet “Titanik”, “Tarifa” dhe “Tortura”, të Prokurorisë Publike Speciale.

Rasti “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore është ende në procedurë dëshmuese, të cilët nxjerrën materialet dëshmuese të propozuara nga PPS-ja. Në rastin “Titanik”, bëhet fjalë për rreth 5.900 materiale dëshmuese, si kërkesa për dhënie të letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, fragmente nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente tjera si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore nga viti 2013.

Në rastin “Titanik”, të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Budapest, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Ilja Dimovski, Biljana Broshkoska Boshkovski, Munir Pepiq, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Edmond Temelko, Katerina Velovskam Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçevski, Marjan Nakevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Goce Janevski, Lenka Rashjakovska dhe Dalibor Aleshkoviq.

Të gjithë këto akuzohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, shkatërrim të materialit zgjedhor, keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2013 dhe ryshfet gjatë zgjedhjeve në votim.

Për rastin “Tarifa”, me të cilën sot do të mbahet seancë në Gjykatën Penale, të akuzuar Dejan Boshkovski ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, si dhe dy persona të tjerë për furnizim kundërligjor të sistemit të softuerit për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, që kap vlerën rreth 4 milion euro. Sipas Prokurorisë Publike Speciale, të akuzuarit kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar në procedurën për furnizim publik të softuerit “ERP sistem. Me mos kryerjen e detyrës të akuzuarit për lëndën “Tarifa”, kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi me të cilën më vonë ka marrë tenderin të kualifikohet në fazën e dytë të negociatave gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk kishte dorëzuar dokumentacion të plot.

Gjithashtu në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë edhe për rastin “Tortura”, i cili ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkovskit në vitin 2011, rast i cili gjendet në procedurën dëshmuese. Në rastin “Tortura”, të Prokurorisë Publike Speciale të akuzuar janë Sasho Mijallkov, ish njeriu i parë i njësitit “Alfat”, Ivica Antevski-Puki si dhe pesë pjesëtarë të njësitit.

PPS-ja, të akuzuarit në rastin “Tortura”, i ndjek për torturë, dënime dhe veprime të tjera të ashpra jonjerëzore ose poshtruese, për mënyrën e privimit nga liria të liderit “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish ministër i Punëve të Brendshme Lube Boshkovski, i cili u arrestua një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  më 6 qershor të viti 2011.