Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mblidhen sot komisionet për Financa dhe Buxhet, për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Përcjelljen e Komunikimeve, për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie Mes Komuniteteve, si dhe Komisioni Juridiko-Ligjdhënës.
Propozim-ligji për Ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, në procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, është pika e vetme rreth së cilës do të debatohet nga Komisioni për Financa dhe Buxhet.
Për zbatimin e intervistës së kandidatëve të paraqitur në Thirrjen publike për angazhimin e dy ekspertëve teknikë për mbështetje të përhershme do të diskutojnë deputetët – anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Përcjelljen e Komunikimeve.
Në rend dite të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Mes Komuniteteve dhe Komisionit Juridiko-Ligjdhënës është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për personat e paregjistruar në Librin e Amzës, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.
