Seanca gjyqësore për aksidentin tragjik “Llaskarca”, vazhdoi me dëshmit e avokatëve të të dëmtuarëve dhe avokatët e familjarëve të cilët humbën jetën në aksident, raporton TV21.
Të gjithë iu bashkëngjiten përndjekjes penale të të akuzuarëve të cilët para gjykatës kërkuan të drejtën e dëmshpërblimit. Seanca e radhës për rastin “Llaskarca do të mbahet më 31 tetor të cilët do të dëgjohen të dëmtuarit e aksidentit dhe njëkohësisht do të dëgjohen edhe si dëshmitar të rastit. Në lëndën “Llaskarca” për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion akuzohen gjashtë persona, pronari i kompanisë Durmo Turs, udhëheqësi i linjës së autobusëve, shoferi i autobusit si dhe tre persona të tjerë si pjesëmarrës në veprën e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik. Në aksidentin tragjik në afërsi të fshatit Llaskarcë humbën jetën 16 persona ndërsa 37 të tjerë mbetën të lënduar./TV21
