Seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon nesër, tha Konjufca

TË FUNDIT

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar, seanca e Kuvendit të Kosovës vazhdon nesër, në ora 17:00.

“Nuk e kemi kuorumin e nevojshëm, seanca do ti vazhdojë punimet nesër në ora 17:00”, tha Konjufca.

Kjo vjen, ngaqë edhe pse u realizuan dy votime për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, nuk ishin votat e nevojshme për të zgjedhur atë. Votuan vetëm 79 deputetë.

Edhe pse Kuvendi shkoi në 30 minuta pauzë, u rikthye më vonë, duke njoftuar se sot nuk do vazhdojnë punimet.