Së shpejti prindër, ky ishte emri që Luizi donte t’i vinte vajzës së tij

TË FUNDIT

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Lajmi u konfirmua përmes një kënge të titulluar “Frymë”. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar janë në pritje të një vajze.

Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe po ashtu përmban momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës, ekoja e bebushit dhe festa e zbulimit të gjinisë.

Tani fansat kanë nisur të spekulojnë për emrin që ata do i vendosin vajzës. Dhe ata që kanë qenë ndjekës shumë të mire të “Big Brother VIP” me siguri e mbajnë mend se Luizi ka folur shpesh për fëmijët kur ishte në reality-show.

Madje, ka shprehur edhe dëshirën e tij që nëse do bëhej me vajzë do e quante Katalea.

Megjithatë, mbetet për tu parë nëse ata do zgjedhin këtë emër apo ndonjë tjetër.