Së shpejti do të shpalosen emrat e anëtarëve të rinj të Komisionit të përbashkët për çështje historike me Bullgarinë, pasi kryeministri Hristijan Mickoksi do të ketë takim me Ministrin për punë të jashtme, Timço Mucunski. Kryeministri nuk deshi të precizojë cilët do të jenë anëtarët e rinj të Komisionit, por siç paraprakisht paralajmëroi, ata do të propozohen në një nga seancat e ardhshme të Qeverisë.
“Këto ditë pres që të shihem me Ministrin për punë dhe tregti të jashtme, ai tani është jashtë vendit, mendoj se dje ishte në Bled, sot në Beograd, më pas shkon diku tjetër. Kur do të shihemi do të precizojmë. Ka disa ide, ka disa mendime, mendoj se në seancën e ardhshme apo në seancën pas saj do të kalojë përbërja e re e Komisionit që do të negociojë për çështjet historike me fqinjin tonë lindorë, madje edhe me fqinjin jugor”, tha Hristijan Mickoski.
Mickoski këto ditë ka dërguar porosi deri te bashkëkryetari i Komisionit, Dragi Gjorgiev, si dhe deri te anëtarët, se nuk janë angazhuar dhe nuk i kanë mbrojtur mjaftueshëm interesat kombëtare maqedonase, por se edhe janë përkulur para kabineteve ministrore dhe të kryeministrave. Gjorgiev në intervistë për Sitell deklaroi se nga shtatori ai dhe disa anëtarë të tjerë nuk duan të jenë më pjesë e Komisionit, për shkak të pakënaqësisë nga sjellja e pushtetit.
“Mendoj se kryeministri i ka ofenduar anëtarët e Komisionit. Anëtarët e Komisionit 6-7 vjet punojnë në atë Komisioni, ata janë qytetarë akademik që kanë arritur të ndërtojnë integritet në shoqërinë maqedonase, pa dallim të gjithë manipulimeve dhe spekulimeve të paargumentuara për punën e tyre”, tha Dragi Gjogiev, kryetar i Komisionit të Përbashkët.
Gjorgiev tha se puna e Komisionit është bllokuar te çështja e figurës dhe veprës së Goce Dellçevit, për shkak se pala bullgare refuzon të pranojnë që në tekstin për kremtim eventual të përbashkët të qëndrojë se Delleçevi është hero kombëtar i kombit maqedonas.
