Së shpejti nis zbatimi, ja sa do të duhet të paguani për të kaluar në rrugën Thumanë-Kashar

TË FUNDIT

Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri njoftojnë se ditëve në vijim do të vendoset në funksion sistemi i pagesës në aksin rrugor Thumanë-Kashar, shkruan TV21. Nga kjo ministri thonë se aktualisht po testohet sistemi dhe se publiku do të njoftohet 24 para për testimet e njëjta, ndërkaq tregojnë edhe sa do të kushtojë kalimi në këtë rrugë.

“Pagesa për kalim në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e sa në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datëm e fillimit të operimit të sistemit të pagesës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MIE-së./tv21.tv