Së shpejti në shqip kënga “I’m Alive”(Video)

TË FUNDIT

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin Eurovision 2015, ka bërë të ditur se së shpejti kënga e saj “I’m Alive” do të përkthehet në shqip.

“Kam premtuar që kënga ‘I’m Alive’ në versionin shqip do vijë shumë shpejt dhe është e vërtetë. Çdo gjë është gati, për shkak të kohës sime të ngarkuar është vonuar më shumë se sa ishte parashikuar por këtë fundjavë kënga ‘I’m Alive’ do vijë ‘Në Jetë’”, ka shkruar Dani në Facebook.

Teksti i këngës është e realizuar nga Sokol Marsi, ndërsa është kompozuar nga dyshja Zzapp & Chriss. Këngëtarja Linda Halimi, finaliste në Festivalin e Këngës ku Dani triumfoi, ka asistuar në procesin e përkthimit. Dani kishte bërë të ditur më herët se “I’m Alive” gjithashtu do të përkthehet në italisht, duke pasur parasysh karrierën e këngëtares atje, pas fitores në The Voice of Italy.