Së shpejti do të ketë llogaritje për 5 shporta konsumi, Durmishi: Pensionistët dhe studentët nuk kanë nevoja të njëjta

TË FUNDIT

Javën e ardhshme pritet të mbahet mbledhje e Këshillit Ekonomiko-Social, ku në rend dite do të jetë metodologjia për llogaritjen e shportës mesatare të konsumit, e cila më pas do t’u dorëzohet të gjithë punëdhënësve dhe sindikatave, përcjell TV21. Metodologjia do të përfshijë të gjitha produktet që i nevojiten një familjeje prej katër anëtarësh, dhe çdo muaj do të publikohet se sa para i duhen një familjeje për të jetuar.

Do të krijohet një trup këshillëdhënës me përfaqësues nga pesë universitete, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, i cili do të punojë për përllogaritjen e pesë shportave të ndryshme të konsumit – një nismë e paralajmëruar nga kryeministri Mickoski. Ministri i Ekonomisë, Besar Durishi, tha se ky trup këshillëdhënës do të punojë mbi këto pesë shporta, pasi nevojat ndryshojnë në varësi të përbërjes së familjes, apo nëse bëhet fjalë për pensionistë apo studentë.

“Do të kemi për pensionistë, për studentë, për familje me tre anëtarë – të gjithë kanë nevoja të ndryshme. Pensionistët shpenzojnë më shumë për ilaçe, ndërsa të rinjtë për diçka tjetër. Ky trup këshillëdhënës do të punojë për këtë, dhe gjithçka do t’i dorëzohet Këshillit Ekonomiko-Social dhe edhe juve. Po ju them se jemi në fund të një procesi dhe po fillojmë me një tjetër”, tha Besar Durishi – ministër i Ekonomisë .