Së paku 8 të vdekur nga aksidenti i autobusit në Kankun

TË FUNDIT

Dy turistë francezë dhe një gjerman ishin mes 8 viktimave të një aksidenti të rëndë rrugor në Kankun të Meksikës.

Sipas të dhënave paraprake, autobusi me të cilin udhëtonin 28 turistët, u përplas me një mjet tjetër. 12 persona janë dërguar për të marrë ndihmë spitalore.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë rrugor.