Së paku 7 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Mumbai të Indisë

TË FUNDIT

Të paktën 7 persona e kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në apartamentin e një ndërtese 20-katëshe në Mumbai, qytetin më të populluar të Indisë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, mësohet se zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në katin e 18-të të ndërtesës në lagjen Tardeo dhe në një kohë të shkurtër përfshiu të gjithë ndërtesën.

Kryetarja e bashkisë, Kishori Pednekar tha se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një qarku të shkurtër të një kondicioneri.

Si pasojë e zjarrit humbën jetën 7 persona ndërsa 20 të tjerë u plagosën.

Bëhet e ditur se mbi 90 banorë të ndërtesës kanë arritur të largohen me përpjekjet e tyre dhe ndihmën e fqinjëve të tyre./AA/