Visart Cengu, 31-vjeçari nga Kukësi, i cili mbeti i vrarë në orët e para të së martës në lokalin “Kobra City” në Prizren është përcjellë për në banesën e fundit.
Demir Reshiti, i afërmi i të riut, përmes një postimi në Facebook ka ndarë momente nga ceremonia mortore ku siç thotë morën pjesë qindra qytetarë nga Kukësi dhe Kosova.
Ai ka shpërndarë edhe mesazhin e babait të të riut.
“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllezërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës!
31-vjeçari nga Kukësi Visar Cengu mbeti i vrarë në orët e para të datës 3 janar në ambientet e lokalit “Kobra City” në Prizren, në pronësi të Dibran Hoxha, i njohur ndryshe në rrjete sociale si “Kobra”, i cili është dhe i dyshuari kryesor i ngjarjes.
